Milani gati ta tranasferoj Domenico Criscito
Milano, 18 korrik - Milani duket se është në rrugë të mbarë për të mbërritur te Domenico Criscito, 27-vjeçari, i cili që prej vitit 2011 luan në kampionatin rus, me Zenit St Petersburg.
Mbrojtësi italian ka pranuar kontaktet mes agjentit të tij dhe klubit kuqezi. Gjithashtu, ai duket i gatshëm për tu rikthyer në Itali.
Më mungon Italia. Milani mbetet një prej ekipeve më të rëndësishme në botë dhe me Inzaghi-n në krye do ti rikthehet grinta dhe dëshira për të fituar. Aktualisht agjenti ka folur me drejtuesit e Milanit dhe është duke punuar për transferimin, por unë ende nuk mund të them në çfarë faze janë bisedimet, ka thënë Criscito.