Milani dhe Interi me stadium më vete
Milano, 12 shkurt - Milani dhe Interi e kanë vendosur: nuk do të luajnë më në të njëjtin stadium.
Më 13 mars do të zyrtarizohen vendimet e klubeve të Milanos, por mendohet se kuqezinjtë kanë vendosur për ndërtimin e një stadiumi të ri, ndërsa zikaltërit do të rindërtojnë San Siron për ta mbajtur vetëm për vete.
Ndërtimi i stadiumit të ri të Milanit do të nisë në vjeshtën e vitit 2015 dhe nga sezoni 2016-2017 do të jetë gati.
Këtë ide kishte Erick Thohir për Interin e tij, por në javët e fundit strategjia e zikaltërve ka ndryshuar dhe është drejtuar drejt rindërtimit të San Siros.
Në këtë mënyrë, Milani dhe Interi do ti japin fund bashkëjetesës që ka nisur që nga sezoni 1947-1948 dhe pas 70 vitesh stadiumi San Siro nuk do të jetë më i të dy klubeve.