Milani blen për 30 milionë euro Carlos Bacca
Milano, 28 qershor - Carlos Bacca është sulmuesi i ri i Milanit. Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani, ka arritur marrëveshjen me sulmuesin kolumbian të Sevijës dhe do të paguajë për të 30 milionë euro, duke mundur konkurrencën e Romës dhe Liverpulit.
Lojtari i kombëtares kolumbiane do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, për 2.5 milionë euro në sezon.
Pas refuzimeve të Jackson Martinez, Zlatan Ibrahimovic dhe Geoffrey Kondogbia, më në fund Milani duket se ka arritur të bëjë blerjen e parë të madhe në këtë merkato.