Milan shfaq interesim për Colen dhe Mikelin
Milano, 16 prill - Skuadra e Milanit ka shfaqur interesim për dyshen e Chelseas, Ashley Cole dhe John Obi Mikel.
Këta dy të fundi pritet të largohen nga Stemford Bridge pasi kanë përfunduar në bankën rezervë.
Ashley Cole dhe John Obi Mikel pritet të largohen nga Chelsea pasi kanë përfunduar në bankën rezervë. Kurse, sipas Goal.com, skuadra e Milanit ka nisur misionin për transferimin e tyre në San Siro.
Cole ka kontrat me Chelsean vetëm deri në fund të sezonit dhe mund të largohet si futbollistë i lirë gjatë verës.
Kurse, Obi Mikel ka kontratë deri në vitin 2017, por Milani mund të ofrojnë 14 milion euro për të.
Ndërsa, trajneri i Milanit, Clarence Seedorf ka thënë se dëshiron një përforcim të llojit Cafu dhe Serginho.