Milan merr 80 milion euro nga marrëveshja e re me \"Emirates\"
Milano, 1 dhjetor - Milani mund të shohë i qetë nga merkatoja e janarit. Sot Barbara Berlusconi dhe Tim Clark presidenti dhe ceo i Emirates do të nënshkruajnë akordin e ri të sponsorizimit që do të zgjasë edhe për pesë vite të tjera.
Sipas asaj që shkruan \"Corriere dello Sport\", Administratorja e Deleguar e Milanit ka mundur t\'iu marrë 20 milionë euro më shumë krahasuar me marrëveshjen e mëparshme, çka e çon shifrën në 80 milionë euro.
Marrëveshja është arritur gjatë vizitës së Barbara Berlusconit në Dubai një javë më parë.