Messi vazhdon të mbetet idhulli i Neymar
Barcelonë, 9 shtator - Për ylli i ri të Barcelonës, Neymar, Lionel Messi mbetet idhulli i tij. Duke folur për jetën e tij të re në Spanjë,ish-futbollisti i Santosit thotë se pëlqen qytetin, klubin dhe personat me të cilët punon.
Messi është mbi të gjithë. Unë e admiroj, ai është idhulli im. Unë e respektoj atë shumë. Ai ishte lojtari më i mirë në botë katër herë dhe është i uritur ta bëjë këtë sërish.
Jeta ime në Barcelonë është e qetë, më pëlqen se si po shkojnë gjërat. E dua qytetin, klubin dhe personat me të cilët punoj. Gjithçka është perfekte, tha Neymar për Football Espana.