Messi synon rekordin e golave të Raul Gonzalezit
Barcelonë, 25 nëntor - Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, synon të thyejë rekordin e golave të Raul Gonzalezit në Ligën e Kampionëve.
Pas kualifikimit të siguruar për në fazën eliminatore të garës, Barcelona do të jetë më e lehtësuar në duelin kundër APOEL-it, sonte në kuadër të xhiros së pestë në Ligën e Kampionëve.
Por, pasi theu rekordin e golashënuesit më të mirë në histori të La Ligës, sulmuesi i gjigantit katalan, Lionel Messi, tani synon një rekord të ri.
Ai e ka barazuar rekordin e legjendës së Real Madridit, Raul Gonzalez, prej 71 golave në Ligën e Kampionëve dhe sonte do ta ketë një mundësi të mirë që ta tejkalojë atë.