Messi shumë i shtrenjtë për Bayernin
Munich, 25 nëntor - Drejtori i Bayern Munichut Karl-Heinz Rummenigge ka përjashtuar mundësinë e transferimit të Lionel Messit nga Barcelona sepse beson se argjentinasi do t`i kushtonte shumë para kampionëve evropianë.
Lajmet e fundit nga Spanja kanë bërë të ditur se klubi gjerman është i gatshëm të paguajë klauzolën në vlerë prej 250 milionë eurove të 26-vjeçarit sidomos pas deklaratave të presidentit Franz Beckhenbauer, i cili javë më parë ka thënë se Messi do të ishte një nënshkrim i mirë për kampionin e Gjermanisë.
Megjithatë, Rummenigge tani e ka bërë të qartë se Bavarezët nuk e kanë në plan të shpenzojnë para të majme për katër herë fituesin e Topit të Artë.
Messi? Ne jemi duke folur për çështje që janë absurde. Kemi të bëjmë me një transferim që është më i shtrenjtë se Javi Martinez. Nuk është synim i yni, ka thënë ai për Sky90.
Plus e njoh Sandro Rosellin. Barcelona kurrë nuk do ta shiste Messin. Ai është i shenjtë në Barcelonë dhe mendoj se është në interesin e Messit që të qëndrojë në Barcelonë. Ai përshtatet mirë aty.