Messi refuzoi të pranojë titullin e lojtarit më të mirë
Buenos Aires, 6 korrik - Futbollisti argjentinas Lionel Messi kishte refuzuar të pranojë titullin e lojtarit më të mirë të Kupës së Amerikës.
Gazetari i njohur italian Tankredi Palmeria ka theksuar se Messi kishte refuzuar të pranojë titullin e lojtarit më të mirë, pas dëshpërimit nga humbja e kombëtares argjentinase nga Kili.
Ai siç ka thënë nuk ka lejuar nënçmimin e sërishëm, ashtu siç ndodhi në Kupën Botërore.
Messi ishte lutur për 10 minuta që të pranojë çmimin si lojtari më i mirë, por kishte refuzuar dhe kështu në fund është hequr kjo pjesë e ceremonisë.