12 Janar 2025

Messi refuzoi Realin, Bayernin dhe Chealsin

Barcelonë, 5 nëntor - Leo Messi ka refuzuar ofertën e tre prej skuadrave më të mëdha të Europës gjatë merkatos së verës.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, firma Adidas (që vesh Messin) kishte ndërmjetësuar që ylli argjentinas i Barcelonës të transferohej në një prej ekipeve të saj kliente dhe këto ekipe ishin Real Madrid, Bayern Munchen ose Chelsea.

Adidas ishte e gatshme të paguante 125 milionë euro (gjysmën e shumës me të cilën Messi do të zgjidhte kontratën me katalanasit) dhe gjithashtu do të shpërblente ekipin që do të ofronte gjysmën tjetër me një rritje prej 40% të të ardhurave prej saj.

Propozimi i është bërë fillimisht lojtarit e më pas Barcelonës, por ishte vetë Messi që ka thënë menjëherë jo duke mbyllur gjithçka që në nisje.

Argjentinasi i është shumë mirënjohës Barcelonës që besoi tek ai që në moshën 13-vjeçare dhe e ndihmoi me trajtimin e sëmundjes që nuk i lejonte rritjen. Për këtë arsye, fituesi katër herë i Topit të Artë zgjodhi sërish katalanasit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)