Messi, Maradona dhe Pele më të mirët në botë
Londër, 7 prill - Trajneri Jose Mourinho, i cili po e drejton më sukses të madh skuadrën e Chelseat nuk ka hezituar ti bëjë publik emrat e tre lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit.
Sipas tij më të mirë janë argjentinasit Messi dhe Maradona dhe braziliani Pele.
Mirëpo Mourinho në këtë listë nuk e ka futur Cristiano Ronaldon. Ky i fundit është lojtari më i mirë në botë.
Siç dihet Mourinho dhe Ronaldo nuk kanë pasur raportet të mira në kohën kur tekniku portugez e drejtoi Realin e Madridit.