Messi kryeson listën e të pasurve
Barcelonë, 18 mars - Eshtë Lionel Messi lojtari që arkëton më shumë në të gjithë botën me një shifër 41 milionë Euro në vit që i shtohet llogarive të tij, siç bën të ditur revista prestigjioze France Football.
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Barcelonës merr nga klubi një pagë neto prej 12.5 milionë Eurosh, pa llogaritur këtu 2.5 milionë të tjera vetëm nga bonuset.
Edhe më kolosale janë fitimet për argjentinasin, i cili imazhin e tij ua shet markave të ndryshme globale si Adidas, Samsung, Turkish Airlines, Gillette etj, dhe në total nga të gjitha kompani arkëton plot 25 milionë Euro.
Në betejën e të ardhurave Ronaldo renditet pas argjentinasit, ndonëse janë vetëm 1.5 milionë Euro që i ndajnë. Kështu Cristiano në vendin e dytë merr në dorë nga Reali i Madridit 17 milionë në vit plus 500 mijë nga bonuset.
Kontratat publicitare janë për tu patur zili edhe për simpatikun e Los Blancos, i cili të drejtën e imazhit ua shet po ashtu disa prej markave më të njohura në botë për një total të ardhurash 20 milionë Euro në vit.
Podiumi në këtë klasifikim shifrash të frikshme plotësohet me brazilianin e Barcelonës, Neymar në vendin e tretë, që në 365 ditë siguron 29 milionë Euro nga paraqitja në fushë dhe jashtë saj, duke lënë pas yje të tjerë të futbollit si Rooney, Ibra, Falcao, Aguero e kështu me radhë.
Përsa i përket trajnerëve, mbreti i milionave është The Special One i Chelseat, Jose Mourinho me 17 milionë Euro të ardhura në vit, përpara Guardiolës që fiton 15, Mancini 14, Ancelotti 13.5 dhe Capello 12 milionë Euro.