Messi i lumtur që e nisi me këmbë të mbarë
Rio de Zhanerio, 16 qershor - Lionel Messi është shprehur i lumtur me fitoren 2:1 të skuadrës së tij ndaj Bosnjë e Hercegovinës.
Duke folur pas takimit, Messi theksoi se ishte e rëndësishme për Argjentinën ta fillonte këtë Botëror me këmbë të mbarë.
Ishte e rëndësishme ta fillonim me këmbë të mbarë dhe me tri pikë, por ne ende kemi gjëra për të përmirësuar. Nuk ështe e lehtë tia dalësh me gjithë ato nerva, por gjëja e rëndësishme është rezultati.\"
\"Ne patëm një pjesë të dytë të mrekullueshme, duke mbajtur topin më shumë, duke krijuar shumë raste shënimi dhe kjo është ajo që duhet të vazhdojmë ta bëjmë u shpreh Messi.
Ai realizoi një gol fantastik në fitoren e argjentinasve