Messi: Humbja e Barcelonës në shtëpi, ditë e keqe
Barcelonë, 3 shkurt - Lionel Messi ka pranuar që humbja e Barcelonës në shtëpi 3-2 kundër Valencia ishte një ditë e keqe për klubin.
Katalunasit vazhdimisht kanë qenë në krye të La Ligas që nga fillimi i sezonit, por humbja e tyre nga los Che i jep një mundësi të mirë Atletico Madridit dhe Real Madridit ta marrin kreun e tabelës të dielën.
Ishte një ditë e keqe, ka pranuar Messi të dielën ku po xhironte një reklamë televizive dhe ku po i referohej humbjes së të shtunës.
Jam i lumtur sepse kam luajtur disa ndeshje rresht. Mentalisht, jam mirë. Është e vërtetë se kam problem pak me fituesin por edhe kjo do të harrohet shpejt, tha ai.