Messi do të mungojë në tri ndeshje të Barcelonës
Barcelonë, 30 shtator - Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi nuk do të mund të luajë për Barcelonën në tri ndeshje të radhës për arsye të dëmtimit në kofshë që e pësoi në ndeshjen e fundit të La Liga, të shtunën, kur në udhëtim mposhti Almerian 2:0, kurse pikërisht Messi ishte njëri nga dy golashënuesit e katalunasve.
Messi do ti mungojë skuadrës në ndeshjen e CHL kundër Celiticut, mirëpo, ai pritet të kthehet në formacion para ndeshjes me Milanin në Champion League dhe asaj me Real Madridin në Primera Division.
Por, nga çdo e keqe mund të dalë edhe diçka e mirë. Mbase vendin e tij në formacion do ta zërë si titullar talenti i madh brazilian Neymar, të cilit trajneri Martino ende nuk është duke i dhënë shumë minutash në lojën e katalunasve.