Messi do të kthehet në vitin 2014
Barcelonë, 11 nëntor - Leo Messi do të qëndrojë 6-8 javë jashtë fushave të lojës pasi analizat mjekësore nxorrën në pah një tërheqje muskulare të argjentinasit.
Në këtë mënyrë, Pleshti mund të shihet sërish vetëm në vitin 2014.
Lajmin e ka bërë të ditur FC Barcelona në faqen zyrtare në internet.
Klubi katalanas shton se faza e parë e rekuperimit do të kryhet në Spanjë, ndërsa faza e dytë në Buenos Aires të Argjentinës.
Ky është dëmtimi i katërt muskular që pëson Messi gjatë këtij viti. Argjentinasi u dëmtua në muajin prill gjatë ndeshjes ndaj PSG, në ndeshjen e parë të Superkupës ndaj Atletico Madrid dhe gjithashtu në ndeshjen ndaj Almerias.