Mesi merr ftesë zyrtare për të vizituar Korenë e Veriut
Barcelonë, 3 dhjetor - Lionel Mesi ka marrë një ftesë zyrtare nga Korea e Veriut për të vizituar vendin në një të ardhme sa më të shpejtë.
Ftesa për Mesin është dërguar nga Federata koreanoveriore e Futbollit, e cila thekson se fëmijët e duan shumë lojtarin e Argjentinës dhe të Barcelonës.
Nëse do të ndodhë, vizita do të bëhet në Shkollën Ndërkombëtare në kryeqytetin Piongiang, e cila ka edhe një Akademi Sportive.
Në këtë shkollë fëmijët kanë mundësi të ndjekin çdo ndeshje futbolli, përfshi edhe ato ku luan Mesi.