Merkel dekoron Shkodran Mustafin
Berlin, 11 nëntor - Kancelaria gjermane, Angela Merkel ka organizuar një ceremoni speciale në pallatin Bellevue për përfaqësuesen e futbollit e cila fitoi Kampionatin Botëror.
Mirënjohja më e lartë sportive gjermane iu nda edhe futbollistit shqiptar, i cili u nderua si shokët 120 ditë pas triumfit në Rio de Janeiro.
21 nga 23 kampionët e botës (munguan Andre Schurrle e Julian Draxler) morën mirënjohje, ndërsa Merkel i falënderoi për kontributin që dhanë për vendin e tyre.
Mustafi u bë shqiptari i parë që u shpall kampion bote.