Meha: Flamurin kuqezi do e ngremë në mes të Francës
Paris, 24 tetor - Futbollisti i Kombëtares kuqezi, Alban Meha, reagoi pas vendimit të UEFA-s, që dënoi Shqipërinë me humbje në tavolinë ndaj Serbisë.
Në shkrimin e tij në rrjetin social Facebook, mesfushori Meha thotë se Kombëtarja do kualifikohet në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Francë.
Meha premton se do ta ngrenë flamurin shqiptar në mes të Francës.
Padrejtësia na bënë më të fortë, do kualifikohemi me forcat tona dhe do shkojmë ta ngremë flamurin kuq e zi në mes Francës. Vetëm kundër të gjithëve. Sa më shumë të na dënosh, aq më shumë do na bashkosh. Shqipëri etnike, shkruan Alban Meha.