10 Janar 2025

Mediat amerikane: Dënim Serbisë, fitore Shqipërisë nga UEFA

Washington, 15 tetor - Edhe shtypi amerikan, ai i shkruar dhe elektronik, sjellë reportazhe nga ndeshja tashmë epike midis Shqipërisë dhe Serbisë, për të theksuar se \"tensioni edhe para ndeshjes ishte i lartë meqë Shqipëria bënte udhëtimin e parë në Beograd që nga viti 1967.

Dy vendet kundërshtare të Ballkanit kanë pasur marrëdhënie të turbullta që kur Kosova shpalli pavarësinë më 2008\", thuhet në një shkrim të \"USA Today\".

Më tej gazeta thotë se \"autoritetet serbe kishin paralajmëruar tifozët shqiptarë që të mos shkonin të ndjekin ndeshjen\", mirëpo kujton se ishin pikërisht tifozët serbë, që katër vjet më parë në ndeshjen kualifikuese Itali-Serbi në Genova shkaktuan trazira, për të cilat UEFA dënoi Serbinë duke i dhënë fitoren Italisë 3-0.

\"Ishte një situatë për të ardhur keq ,për të cilën ne do të raportojmë\" citon rrjeti CNN delegatin e ndeshjes, Harry Been. – Rrethanat ishin të tilla, që nuk mund të vazhdonte ndeshja\".

Kanali televiziv \"FoxNews\" kujton se qysh gjatë intonimit të himnit shqiptar, shikuesit serbë në stadium filluan të tallen me zë të lartë dhe këndimi nënçmues i tyre u dëgjua gjatë gjithë pjesës së parë.

\"Më vonë u shfaq të valonte flamuri shqiptar me një hartë të ‘Shqipërisë së Madhe’, që përfshinte territorin brenda Shqipërisë së sotme, Kosovën, pjesë të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Greqisë së veriut\", thekson më tej \"FoxNews\".

Ndërsa, kur është fjala për tifozët shqiptarë, kanali televiziv amerikan thotë se “dhjetëra syresh, kryesisht nga Kosova dhe Mali i Zi, kanë arritur të hyjnë brenda me gjithë paralajmërimet nga zyrtarët serbë se ata do të arrestohen nëse mbajnë simbole shqiptare.

Rrjeti CNN theksonte se shumicën e ekipit të Shqipërisë e përbënin shqiptarë nga Kosova dhe kujton suksesin e kosovarëve edhe në ekipet e tjera nacionale europiane

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)