11 Janar 2025

Më 5 mars në "Adem Jashari" po shkruhet historia e futbollit

Prishtinë, 26 shkurt - Nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se kushdo që e ndjen vetën shqiptar dhe mund të përfaqësojë Kosovën, duhet të kontribuojë për vendin dhe shtetin e vetë.

"Ndeshja e 5 marsit në mes Kosovës dhe Haitit do të ketë impakt në zhbllokimin e futbollit të Kosovës nga izolimi. Interesimi për ta përcjell ndeshjen është i madh nga mediet e huaja, por edhe nga politikanët. Historia e Futbollit të Kosovës po shkruhet më 5 mars në stadiumin Adem Jashari", ka pohuar ai.


Sipas tij ndikimi është afirmativ për futbollin e Kosovës, për shtetin e Kosovës, është ndikim drejtpërdrejt  në zhvillimin e sportit dhe sensibilizimin e sportit në të gjithë botën për potencialet që i ka Kosova dhe për nevojën që e ka Kosova të dal nga ky izolim. 
 
Haxhiu ka dekalruar se në një far forme vet sporti edhe vetë afirmimi i futbollit të Kosovës do të ndikoj edhe në afirmimin e shtetit të Kosovës dhe që ka impakt politik. Nuk mund të themi se nuk do të ketë ndikim politik ndeshja, sepse do të transmetohen në shumë vende të botës, do të proklamohet  shtetësia e Kosovës në shumë vende të botës. Edhe pengesat politike që iu kanë bërë Kosovës për t’i thyer këto barriera që kanë qenë më herët.
 
"Sa i përket lojtarëve, i përket atyre  të përcaktojnë për kë të luajnë. Unë mendoj që çdo lojtar që e ndjen vetën shqiptar dhe e konsideron Kosovën vend të vetin dhe shtet të vetin e ka për obligimin ta afirmojë vendin e vetë dhe ta përfaqësojë atë përmes reprezentacionit të Kosovës, tani janë punët përfundimtare, jemi duke shkuar në stadium për të parë nga  afër. Po besojmë shumë deri në fund të javës do të bëhet gjithçka gati për ndeshje.  Jemi duke i bërë inspektimet e fundit, jemi duke udhëtuar për Mitrovicë. Konkret kanë mbet disa çështje sepse numri i gazetarëve është shumë i madh dhe dëshirojnë  që të jetë vendi i tyre shumë komod. Edhe fushën jemi duke inspektuar  që kemi angazhuar ekspert që të jetë në nivelin e mirë. Dhe për fat të mirë e kemi pasur edhe zotin me vete edhe kohën e mirë. Uroj që bashkërisht që përveç qëllimit të historisë t’i gëzohem edhe fitores së parë të reprezentacionit  kosovar në një ndeshje historike", ka theksuar ai.

Haxhiu ka bër me dije se janë në kontakt me të gjitha federatat ka edhe paralajmërime që do të jenë pjesë të ndeshjes. Kanë shpreh interesim edhe shumë përfaqësues të klubeve të mëdha sepse Kosova njihet me futbollist të mëdhenj. Emra të futbollit kanë shpreh interesim për të qenë pjesë e historisë së Kosovës me 5 mars. Jemi në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve  dhe me protokollin  e shtetit, që ata e kanë  për detyrë të merret me personalitete politike.
 
Sipas tij kërkesat janë më të mëdha se sa janë ulëset në stadium. Po të ishte edhe 5 herë më i madh stadiumi nuk do ti zinte të gjithë ata që janë të interesuar. Kemi kërkesa për rezervim biletash jashtë Kosovës, nga qytetarët tonë në mërgim që jetojnë...

 
Ai ka theksuar se kryeministri na ka mbështetur edhe në thyerjen e izolimit. Ai i ka shkuar Sef Blaterit për të na përkrahur dhe sigurisht do të jetë ndihma e qeverisë në investimet në infrastrukturë.  Stadiumi në Mitrovicë Adem Jashari  po merr formë të mirë dhe aty është investuar dhe është punuar fal investimeve të Qeverisë së Kosovës. Kemi investime që janë orientuar korrekt në infrastrukturë.
 
"Mua më vjen mirë që në këtë moment ta them se më 2004 unë kam qenë kryetar i klubit ‘Trepça’ dhe ka  qenë kërkesë e federatave të futbollit e edhe organizatave të dala nga lufta që t’ia vumë ermin Adem Jashari. Pas 10 viteve emri i Adem Jashari është pjesë e stadiumeve më të mira në Evropë.  Ky stadium është pjesë e stadiumeve evropiane dhe ju e keni parë se ka qenë edhe në faqen zyrtare të FIFA-së. Po mendoj që ky është një shpërblim për të gjithë ata që kanë dhënë për lirin e Kosovës, dhe gjithmonë për Familjen Jashari që ka dhënë për Kosovën më së shumti dhe është afirmim i emrin të tyre për sakrificën që e kanë bërë për shtetasin e Kosovës. Unë kam emocion kur flasë për këto momente sepse historia po shkruhet", ka  pohuar ai.(Standardi.info)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)