10 Janar 2025

McLeish refuzoi transferimin e Messi-t

Londër, 9 shtator - Alex McLeish, trajner i skocezëve të Glasgow Rangers nga viti 2001 deri në 2006-ën ka bërë publike një histori vërtet të çuditshme, ku protagonist i saj është fituesi i katër \"Topave të Artë\", Lionel Messi.

McLeish ka zbuluar se djali i tij ia kishte propozuar që të merrte në ekipin e tij një 13-vjeçar argjentinas, i cili quhej Lionel Messi dhe sipas tij ishte një talent. Djali i trajnerit të Rangers-ve e kishte zbuluar talentin e argjentinasit në lojën e kompjuterike, \"Football Manager\".

\"Ai më propozoi të transferoja Lionel Messi-n tek ekipi që unë drejtoja atëherë, pasi ai do të bëhej lojtari më i mirë në botë, por fatkeqësisht nuk e besova\", ka thënë McLeish.

Aktualisht Alex McLeish është trajner i Genk, djali i tij është bërë konsulent futbolli, ndërsa Messi...4 herë lojtari më i mirë në botë! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)