12 Janar 2025

Mbahet turneu në futbollin e tavolinës dhe ngritën fonde për familjet e varfëra në Kosovë

Prishtinë, 13 dhjetor - Tashmë për të dytën herë, Coca-Cola Hellenic në Kosovë organizoi turneun humanitar të futbollit të tavolinës për të ngritur fonde për Shoqatën Nëna Terezë, misioni i së cilës janë principet e bamirësisë, duke iu dalur në ndihmë familjeve të varfëra dhe në nevojë në Kosovë.

Në partneritet me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, turneu kishte si pjesëmarrës përfaqësues të medieve dhe partnerë të tjerë, të cilët garuan në këtë lojë duke krijuar një atmosferë argëtuese. Çdo ndeshje e fituar ka mbledhur pikë simbolike, p.sh një sasi të caktuar të fondeve, të cilat Coca-Cola Hellenic në Kosovë i dhuroi për qëllime humanitare. 

Turneu kishte si moderatorë Fitore Rexhepi dhe Berat Miftari, të cilët motivonin ekipet pjesëmarrëse për të dhënë përpjekjet e tyre maksimale me qëllim të ngritjes të sa më shumë fondeve. Përmes kësaj loje, jo vetëm se u zgjua shpirti sportiv i të gjithë pjesëmarrësve, por gjithashtu u arrit të mblidhen 5,000 EURO të cilat u dhuruan për Shoqatën Nëna Terezë.

“Duke marrë parasyshë suksesin që kishte organizimi i këtij turneu vitin e kaluar, ku përfitues ishte Shoqata Handikos në Kosovë, Coca-Cola Hellenic në Kosovë ndërmorri dhe njëherit iniciativën që të organizoj një turne të tillë.

Përmes këtij turneu, Coca-Cola Hellenic në Kosovë vazhdon me kontributin e saj për komunitetin lokal në të cilin vepron, duke mbledhur një shumë të konsiderueshme parash në mbështetje të familjeve kosovare me kushte të rënda sociale. Turneu kishte si qëllim që përveç se të krijojë çaste të gëzueshme për të gjithë pjesëmarrësit, poashtu të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për të ndihmuar në përmirësimin e jetës së familjeve të cilat jetojnë në varfëri.

Me këtë turne, ne kemi forcuar dhe më tej partneritetin me Odën Ekonomike Amerikane, Rrjetin CSR në Kosovë, mediat dhe kompanitë e ndryshme, të cilët na janë bashkuar në mbështetjen dhe promovimin e këtij turneu. Coca-Cola Hellenic do të punojë edhe më tutje në mbështetjen e familjeve në nevojë me të njëjtin entuziazëm dhe energji,” tha Kreshnik Sinani, Menaxher i Shitjes i Coca-Cola Hellenic në Kosovë.

“Duke qenë se të dhënat për familjet që jetojnë në varfëri në Kosovë janë alarmante, misioni i Shoqatës Nëna Terezë është që përmes programeve të ndryshme, ti’u ofrojë mjete këtyre familjeve për të dalë nga varfëria. Ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë ndaj Coca-Cola Hellenic në Kosovë, dhe ndaj të gjithë pjesëmarrësve dhe partnerëve të këtij turneu, të cilët kanë kontribuar bashkarisht në ngritjen e fondeve të cilat do të shfrytëzohen për të përkrahur familjet që jetojnë në kushte të vështira në Kosovë,” tha Zef Shala, Drejtori i Shoqatës Nëna Terezë.

Coca-Cola Hellenic në Kosovë ofroi pije freskuese për të gjithë pjesëmarrësit dhe gjithashtu shpërbleu me pije nga portofoli i saj ekipet fituese - për tri ekipet në pozitat më të larta në ndeshjet e fituara, si edhe për ekipin më të gjallë, ekipin më të përkushtuar, dhe për ekipin “që ka luajtur më së ndershmi.

 Të gjitha ekipet fituese vendosën që shpërblimet e fituara t’i dhuronin për Shoqatën Nëna Terezë, Shoqatën Handikos, dhe për fëmijët e fshatrave në Mitrovicën veriore. Mirëpo, padyshim se çmimi më i madh për të gjitha këto ekipe ishte kontributi i cili u dha me pjesëmarrjen e tyre në këtë turne humanitar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)