11 Janar 2025

Mbahet mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara

Prishtinë, 16 qershor - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), për dy ditë radhazi u mbajt mini-olimpiada tradicionale për persona me aftësi të kufizuara “Kosova 2014”, ku morën pjesë më shumë se 400 të rinj.


Për dy ditë radhazi sa edhe ka zgjatur mini-olimpiada, nga personat me aftësi të kufizuara janë zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive si vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, pikado, shenjëtari etj.

Në hapjen e mini-olimpiadës morën pjesë drejtori për Trajnime dhe Përkrahje Programore, Kastriot Jashari, presidentja e komitetit para olimpik, Njomza Emini, nënkolonel Driton Zabërgja, si dhe përfaqësuese nga OSBE-ja dhe  KFOR-i.
 
 Drejtori për Trajnime dhe Përkrahje Programore, Kastriot Jashari, vlerësoi se mini-olimpiada është një nga aktivitetet më të rëndësishme që  zhvillohen në AKSP. 

Ai tha se Akademia është e gatshme çdo herë të përkrahë dhe të ndihmojë çdo qytetarë të Republikës së Kosovës.

“Organizimi i mini-olimpiadës tregon rëndësinë e përfshirjes dhe ofrimit të mundësive të barabarta për secilin anëtarë të shoqërisë sonë”, tha Jashari.

Ndërsa presidentja e komitetit para-olimpik, Njomza Emini, tha se nëpërmjet organizimit të kësaj mini-olimpiade me karakter tradicional u dërgohet mesazh i qartë institucioneve ndërkombëtare sportive se në Kosovë ka të rinj dhe të reja të komunitetit me nevoja të veçanta, që i përkasin komunitetit sportiv mbarë botëror dhe që zyrtarisht duan të bëhen pjesë e të gjithë sportistëve të botës, për të kontribuar në ndërtimin e një bote më të mirë të një bote më paqësore.

Mini-olimpiada “Kosova 2014” është organizuar nga Komiteti Para-Olimpik i Kosovës dhe OPFAKOS “Prindi e Fëmiu”, dhe është përkrahur nga OSBE-ja dhe Akademia.

Ky komitet organizoi për të dymbëdhjetën herë me radhë mini-olimpiadën, e cila tashmë është bërë tradicionale dhe mbahet çdo vit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)