Mbahet Kuvendi i Federatës së Lundrimit të Kosovës
Po ashtu në këtë mbledhje është diskutuar për punën që është bërë deri tani dhe planin e veprimit për të ardhmen me qëllim të funksionimit më të mirë të federatës, zhvillimin e sportit të lundrimit në Kosovë dhe përgatitjen për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.
Federata e Lundrimit e Kosovës është anëtare me të drejta të plota e Federatës Ndërkombëtare të Lundrimit (ISAF).
Me vendim unanim të anëtarëve të Kuvendit, kryetar i ri i Federatës së Lundrimit të Kosovës u zgjodh Arber Reçi.
Reçi premtoi një rifunksionalizim të plotë të federatës, duke punuar në promovim e këtij sporti dhe në përgatitjen për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare. Ai po ashtu premtoi bashkëpunim te ngushtë me të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare, si dhe krijim të mundësive më të mëdha për funksionimin e klubeve të këtij sporti.
Në këtë mbledhje të kuvendit, të pranishëm ishin edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani dhe nënkryetari, Fatmir Makolli.
Presidenti Hasani vlerësoi angazhimin e kësaj federate e në veçanti gatishmërinë për të zgjedhur strukturat e reja drejtuese, me qëllim të rifunksionalizimit të federatës. Ai premtoi përkrahjen e KOK-ut për angazhimet që do të ketë kryesia e re e federatës.