Mazzarri "shkarkon" Zanettin
Milano, 11 shkurt - Në Interin e ri nuk ka më vend për Javier Zanettin. Që nga ndeshja e 9 janarit me Udinesen kapiteni zikaltër nuk është kthyer më në fushën e lojës, me Walter Mazzarrin që vazhdon të preferojë serbin Kuzmanoviç në vend të tij.
Sipas asaj që shkruan "Tuttosport", kjo gjë pritet të sjellë lamtumirën e sigurtë të 40-vjeçarit argjentinas në fund të këtij sezoni.
Sipas gazetës piemonteze, me largimin e Zanettit pritet të ikë edhe Esteban Cambiasso, i cili nuk ka ndërmend të rrijë pa kapitenin e tij.