Mazzarri protesoi në lidhje me gjykimin e ndeshjes Torino-Inter
Milano, 21 tetor - Tekniku i Interit Walter Mazzarri protesoi në lidhje me gjykimin e ndeshjes Torino-Inter.
Marco Branca, drejtori sportiv i Interit shpjegoi se Mazzarri është inatosur pasi vendimi që mori gjyqtari ndaj Handanovicit ishte shumë i nxituar dhe na penalizoi tej mase.
Ndeshja pati disa episode që duhen rishikuar mirë. Ndërhyrja e portierit tonë nuk ishte e keqe dhe për më tepër nuk ishte rast i pastër për gol.\"
\"Nuk po them që kartoni i kuq ishte skandaloz, por është një rregull i gabuar dhe për këtë jemi dakord të gjithë. Për këtë arsye, Mazzarri është i nevrikosur. Ndeshja ishte e bukur dhe meritonte një gjykim më të mirë, theksoi Branca