Mateus: Gjermania mund ta fitojë Botërorin në Brazil
Berlin, 12 tetor - Legjenda e futbollit gjerman, Lotar Mateus, ka vlerësuar se skuadra e tanishme e kombëtares së Gjermanisë është më e fortë se ajo e vitit 1990 kur e fitoi titullin e kampionit botëror në Itali.
Bëhet fjalë për një skuadër të fortë, e cila ka mundësi më të shumta. Përzgjedhësi Lëv ka në dispozicion praktikisht 30 deri 35 lojtarë.\"
\"Aty janë nga dy e diku edhe nga tre futbollistë që luftojnë për secilën pozitë. Atmosfera në skuadër është e shkëlqyeshme, nuk ka rivalitet ndërmjet futbollistëve të Bajernit dhe Borusisë. Pra ekzistojnë të gjitha kushtet që në verën e ardhshme ta fitojnë titullin e kampionit botëror, ka pohuar Mateus.