Massimiliano Allegri pranë Juventusit
Torino, 16 korrik - Massimiliano Allegri është pranë që ta zë vendin e lënë bosh nga Antonio Conte te Juventusi.
Conte dha dorëheqje të martën, ndërsa nuk janë bërë publike arsyet për këtë vendim, edhe pse spekulohet se ai nuk ishte i kënaqur me politikën transferuese të klubit.
Sido që të jetë, Bianconerët kanë reaguar menjëherë dhe janë në kërkim të një trajneri.
Derisa po qarkullojnë disa emra, thuhet se Allegri është i pari në listë dhe është shumë pranë që të nënshkruajë.
Drejtuesit e Juves e kanë kontaktuar ish-trajnerin e Milanit dhe janë duke negociuar një kontratë dyvjeçare me të.