Masimiliano Alegri paralajmëron dorëheqjen
Milano, 30 gusht - Trajneri i Milanit,Masimiliano Alegri është në presion të madh të mediave italiane dhe duket se këto kritika janë të tepërta.
Në kohën kur pritej që, pas mbylljes së ndeshjes me PSV-në, të kishte buzëqeshje dhe festë, te Milan duket se ka shpërthyer bomba.
Massimiliano Allegri , duke folur për mediat italiane paralajmëroi se do të jepë dorëheqje.
Jam shum i zemëruar. Mediat duan të shkruajnë çfarë të duan. Ndoshta nesër jap dorëheqjen, duke parë që i dhashë fund kështu sezonit të kaluar, të shohim.
Mos është ndonjë batutë? Të shohim, të kalojmë njëherë natën dhe më pas do shoh se çdo bëj.ka thënë pas ndeshjes trajneri i Milanit,Alegri.
Por, ka reaguar shumë shpejt Galliani: Asnjë problem, ishte thjesht një batutë ndjenjash. Jam autorizuar prej tij, që tiu them se ishte një batutë, le të mos krijojmë një çështje me këtë.
Ndërkohë, Galliani, veç mbrojtjes së trajnerit, bën edhe një sqarim mbi merkaton dhe çështjen tjetër të ditës; mesazhin e tifozëve kundër Matri-t.