Mascherano me kontratë 5 vjeqare tek Barcelona
Barcelonë, 17 gusht - Mbrojtësi argjentinas, Javier Mascherano do të jetë sërish pjesë e klubit spanjoll, Barcelona.
Futbollisti zyrtarisht vazhdoi kontratën, e cila do ta mbajë atë në Camp Nou deri në vitin 2018, sipas asaj që njoftoi faqja zyrtare e katalanasve.
Mascherano ishte mjaft i mirë në Botërorin 2014 me përfaqësuesen e tij, ku edhe pse nuk e mbajti shiritin e kapitenit u tregua lider i vërtetë.
Kohët e fundit madje u përfol se ai do të merrte shiritin e kapitenit pas largimit përfundimtar të Karles Pujolit dhe largimit të parashikuar të Ksavi Hernandezit.