Martino, në fund të sezonit largohet nga Barcelona
Barcelonë, 20 dhjetor - Mediumet në Argjentinë shkruajnë me të madhe se trajneri i tashëm i Barcelonës, Gerardo Martino do të lërë udhëheqjen e ekipit katalonas në muajin maj, sepse nuk po ia del që ti zbatojë deri në fund idetë e tij.
Gazetari i TV Directa, Fabian Godoy tha se Martino iu ka pranuar bashkëpunëtorëve të tij më të afërt dhe miqve se në Barcelonë nuk ndihet komod.
Martino nuk është i palumtur shkaku i lojtarëve, as shkaku i gazetarëve, por për shkak që e ndjen se nuk po mund të japë maksimumin e tij në punë, tha Godoy.
Sipas tij, Martino e ndjen që nuk po ua del të jetë pjesëmarrës i plotë në stërvitjet e ekipit dhe kësisoj vetëm vërtetohen fjalët e ekspertit argjentinas, i cili për gazetën spanjolle Marca para gjashtë ditëve kishte thënë se nuk e di nëse do të mbetet në Barcelonë edhe pas përfundimit të këtij edicioni.
Martino pati ardhur në Nou Camp këtëverë në vend të Tito Vilanovas dhe pati startin më të mirë të Barcelonës në histori në La Liga.