10 Janar 2025

Mario Gomez në radarët e Romës

Romë, 15 janar - Sipas asaj që zbulojnë mediat italiane Mario Gomez ka përfunduar në radarët e Romës. Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Montella ka humbur besimin që kishte te ish bomberi i Bayernit dhe është vënë në kërkim të një tjetër sulmuesi në pritje të Giuseppe Rossit i cili vazhdon të vuajë një dëmtim të rëndë.

Ideja e drejtuesve të klubit vjollcë është për një shkëmbim mes Mario Gomezit dhe Mattia Destros i cili prej kohësh dëshiron largimin nga Roma.

Në fakt dëshira e shtatlartit të skuadrës kryeqytetase është të transferohet te Milani, por kuqezinjtë kërkojnë të përfshinë në marrëveshjen për të transferuar Destron në Milano, kartonin e Stephan El Sharaawy-it, variant ky që nuk shihet me sy të mirë nga trajneri francez i Romës Rudi Garcia, i cili preferon ta mbulojë largimin e 23-vjecarit italian me afrimin në skuadër të një tjetër qëndërsulmuesi.

Në këtë mënyrë Garcia ka hedhur vështrimin nga Mario Gomez, dhe duke parë që marrëdhëniet mes futbollistit gjerman dhe trajnerit të Fiorentinës Vincezo Montella kanë hyrë në një rrugë pa kthim pas, një transferim i 29-vjecarit në Olimpico është mëse i mundshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)