Mario Balotelli largohet nga Milani në janar
Milano, 8 nëntor - Mario Balotelli do të largohet nga Milani në merkaton e janarit.
Ky është lajmi i bujshëm që publikon Corriere dello Sport, gazeta që ka zbuluar planin e klubit kuqezi që kërkon ta shesë sulmuesin e kombëtares italiane tek Paris Saint Germain.
Sipas gazetës sportive, Milani do të mbushë arkat me 30 milionë euro dhe jo vetëm kaq.
Objektivi i vërtetë është të largohen të gjithë lojtarët që kanë menaxher Mino Raiolën.
Kjo do të thotë se në listën e shitjes janë edhe Abate, Niang e Robinho.