Marcos Rojo përforcon Unitedin
Manchester, 19 gusht - Mbrojtësi i Sporting Lisbonës, Marcos Rojo ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin.
Manchester United ka siguruar shërbimet e mbrojtësit argjentinas, Marcos Rojo. Ky i fundit ka konfirmuar se nuk është më pjesë e Sporting Lisbonës, derisa ka arritur marrëveshje me gjigantin anglez.
Ndihem si në ëndërr, të jem futbollist i Manchester Unitedit, tha reprezentuesi argjentinas për ARG Radio Continental. Largimi nga Sporting nuk ishte i lehtë, theksoi Rojo.
Gjatë javës ishte raportuar se Manchester United do ti paguaj klubit portugez 20 milion euro dëmshpërblim, edhe Luis Nanin në formë huazimi deri në fund të sezonit.