11 Janar 2025

Marco Reus humbet Botërorin

Berlin, 7 qershor - Marco Reus humbet Kupën e Botës "Brazil 2014". Sulmuesi i Gjermanisë, që konsiderohej edhe si një nga lojtarët më të talentuar që do të udhëtonin drejt Brazilit, humbet përfundimisht mundësinë për të marrë pjesë në eventin më madhështor të planetit.

25-vjeçari u dëmtua në kavilje gjatë miqësores që Gjermania zhvilloi kundër Armenisë dhe pas analizave më të detajuara, Federata Gjermane e Futbollit komunikoi mungesën e sulmuesit që konmsiderohet edhe si një nga shpresat më të mëdha të Gjermanisë për t’u ngjitur në nivelet më të larta të futbollit botëror.

Në komunikatën zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit theksohet se Reus do të udhëtojë drejt Dortmundit për të ndjekur fazën e rehabilitimit që do të zgjasë 6-7 javë. Por fatëkeqësia e dikujt në mënyrë ironike shërben për të lumturuar dikë tjetër sepse është mbrojtësi me origjinë kosovare, Shkodran Mustafi që do të udhëtojë me kombëtaren e Joachim Low drejt Brazilit.

Lojtari i Sampdorias që u la jashtë nga tekniku pas shkurtimit të listës me 23 lojtarë, tashmë ka mundësi ta bëjë ëndrrën realitet duke udhëtuar me panzerat drejt Brazilit.

Në komunikatën e tij, Low bën me dije se cilësia e repartit sulmues është shumë e lartë, prandaj ka vendosur që të forcojë repartin difensiv me një element me vlera si Mustafi.

Aktualisht, sulmues Lukas Podolski, Andre Schurrle, Mario Gotze, Thomas Muller, Mesut Ozil, Julian Draxler, Toni Kroos dhe Miroslav Klose përbëjnë paketën sulmuese të kombëtares gjermane.

Mungesa e Reus konsidertiohet një goditje e rëndë jo vetëm për Gjermaninë por edhe për Botërorin që deri tani ka humbur edhe yje të tjerë të kalibrit botëror si Franck Ribery apo Radamel Falcao. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)