Marco Branca ribashkohet me Mourinhon
Milano, 12 shkurt - Pas 10 vjetësh bashkëpunimi të suksesshëm me Interin, Marco Branca mund të gjejë së shpejti një tjetër klub tjetër ku mund të bëjë sërish rolin e drejtuesit.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive italiane \"Tuttosport\", ish Drejtori Teknik zikaltër, duke shfrytëzuar marrëdhëniet shumë të mira me Jose Mourinhon dhe agjentin e tij Jorge Mendes, mund të jetë pjesë e Chelsea-t.
Marco Branca dhe Inter prishën në mënyrë konsensuale para dy ditësh kontratën mes palëve, ndërsa ish drejtuesi mbahet mend edhe për Tripletën e famshme të vitit 2010 ku teknik i skuadrës ishte pikërisht \"Special One\".