Maradona: Gjermania e prishi imazhin e Brazilit për futbollin
Brazilia, 9 korrik - Ikona e Argjentinës, Diego Maradona i ka akuzuar Selecaon si një ekip që nuk mund të ndalin shënimin e shtatë golave në Belo Horizonte, duke bërë me gisht tek Dante dhe David Luiz si fajtorë për këtë gjë.
Diego Maradona beson se imazhi i Brazilit si njëri prej kombeve që ka pasur lojën më të mirë në Tokë është venitur pas demolimit që ja bëri atyre Gjermania në Botëror.
Selecao edhe kësaj here nuk kanë arritur që të fitojnë trofeun e Botës pasi që edhe në vitin 1950 ata ishin mundur me rezultat 2-1 në finale nga Uruguai në Rio de Janeiro.
Megjithatë, humbja nga Gjermania ka lënë me pasoja psikologjike shumë brazilian, një humbje që Maradona e quan dëmtim të pariparueshëm të kombëtares së Brazilit.
Kam thënë se Gjermania është më e mirë se Brazili, pasi që nuk me ka pëlqyer Brazili që në fillim, por mendoj që Gjermania ishte hyrë në takim me objektiva të qarta, shkatërruese dhe shumë të vendosur, tha ai për Telesur.
Brazili nuk dinte të kthente rezultatin dhe mendoj që gjëja më e vështirë për Brazilit ishte ky imazh jashtëzakonisht i dëmshëm për ta. Dihet, Gjermania është e fortë por lojtarët e Brazilit nuk ishin në fushë. Ishte një skuadër me 5 futbollist. Ti ma jep topin, unë ta jap ty, ti godet dhe shënon. Brazili nuk ndaloi asgjë në mesfushë; gjermanët e dominonin në fushë. Mbrojtës