Mangala prezantohet te City
City tentoi të transferojë Mangalan edhe gjatë janarit, por klubi portugez e mbajti atë pavarësisht gjendjes së rëndë financiare.
Këtë herë portugezët kanë vendosur ta lejojnë atë të largohet dhe do të mbushin arkën për plot 40 milionë euro.
City është top-klub në Evropë. Për mua, ishte një hap i rëndësishëm të largohem nga Porto dhe ti bashkohem Manchester Cityt për të vazhduar progresin tim.
Dua të fitoj tituj dhe besoj se mund ta bëj këtë. Jam ambicioz dhe kjo është arsyeja se pse jam këtu, ka thënë lojtari për faqen zyrtare të klubit të tij të ri.
Mangalla bëhet përforcimi i katërt i Cityt këtë sezon pas Bacary Sagna, Fernando, Willy Caballero, Frank Lampard dhe Bruno Zuculini.