Mancini do të jetë trajneri i Galatasaray
Ankara, 29 shtator - Trajneri italian Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i gjigantit turk të futbollit Galatasaray.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, të cilët kanë raportuar se Mancini është pranë marrëveshjes.
Galata javën e kaluar shkarkoi trajnerin e deritanishëm Fatih Terim, për shkak të rezultateve jo të mira në fillim të sezonit.
Ekipi turk ka dërguar emisarët e tij në Romë, ku po zhvillohen bisedimet me ish-trajnerin e Manchester City dhe Interit.
Galata të mërkurën do të luaj me Juventus në kuadër të Ligës së Kampionëve.