11 Janar 2025

Maldini: Milani po shkatërrohet

Maldini, 19 mars - Lojtari legjendar i Milanit, Paolo Maldini, ka sulmuar drejtimin që po i bëhet ish skuadrës së tij këtë sezon. Italiani i cili ka mbajtur të veshur për 24 vjet fanellën e Milanit dhe ka fituar me skuadrën e tij shtatë kampionate dhe pesë kupa europiane, ndihet i zhgënjyer dhe i nxehur me drejtimin e klubit.

“Brenda meje ka një miskim midis zemërimit dhe zhgënjimit”. “Jo më shumë prej rezultateve sesa për punën 10 vjeçare që është bërë, që tani po e hedhin poshtë. Kjo më bën mua të ndihem në mënyrë të tmerrshmë.

Është dashur shumë punë për të arritur tek ato fitore, të cilat ndërtuan atë histori të bukur. Më çmend fakti kur shikoj që çdo gjë po shkatërrohet”. “Ata nuk mund të konkurrojnë me Juventusin dhe me as 10 skuadrat më të mira në europë. Atje nuk ka një projekt”, tha Maldini për La Gazzetta dello Sport.

45 vjeçari ka pranur se ka folur me Barbara Berlusconin për një rikthim të tij në klub, duke marrë përsipër detyrat të cilat tani i ka Adriano Galliani, që ai i gjykon si të vjetëruara. “Kam pasur dy biseda me Barabara. Pas ndarjes së përgjesive në klub, unë kam kërkuar të marrë detyrat sportive të Gallianit, por askush nuk reagoi”.

“Milani ka shumë punonjës por i mungon dikush me prespektivë sportive”. “Galliani është një lider i madh, por ai nuk mund ti kuptojë lojtarët. Ai kërkon të bëjë gjithçka vet dhe kjo është pamundur. Ish drejtori Braida ka luajtur një rol kryesor këto vite, më pas ishte Leonardo, i cili e ndihmonte Gallianin të kuptonte se kush lojtar ishte për Milanin dhe kush jo”. “Më kujtohet kur Leo më kërkonte mua me çdo kusht që të bëhesha drejtor sportiv, por Galliani tha se nuk i’u nevojitesha”.

Maldini mendon se Clarence Seedorf, nuk ka shumë mundësi veprimi për të bërë ndryshimin e skuadrës edhe pse ka një karrakter dhe personalitet të fortë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)