Majlinda Kelmendi merr çmimin e xhudistes më të mirë në Evropë
Baku, 24 qershor - Krenaria e sportit të Kosovës, Majlinda Kelmendi ka marrë çmimin e xhudistes më të mirë në Evropë për vitin 2014.
Kampionia e botës sonte në Baku në një gala mbrëmje e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, ka marrë çmimin e sportistë numër një në Kontinentin e Vjetër.
Në këtë ceremoni merrnin pjesë edhe Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani, kryetari i Federatës se Xhudos së Kosovës (FXHK), Agron Kuka si dhe kryetari i nderit i Federatës se Xhudos Kosovës, Memli Krasniqi.
Xhudistja pejanë për shkak të lëndimit të pësuar më herët, nuk ka mundur të jetë pjesë e Lojërave Olimpike Evropiane që po mbahen në Baku, por Majlinda e ka bartur flamurin e shtetit tonë në defilimin e hapjes së Lojërave Evropiane në Azerbajxhan.