Majlinda kampione bote në xhudo
Moskë, 26 gusht - Majlinda Kelmendi e ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të xhudos, i cili po mbahet në Rusi. Xhudistja nga Kosova, në finalen e kategorisë deri në 52 kilogram e ka mposhtur rumunen Andreea Chitu.
Pejanja pati katër duele deri në finale. Në rrethin e parë u kualifikua pa luftë, derisa në rrethin e dytë e mposhti venezuelasen Vanessa Cortesia. Në rrethin e tretë Majlinda ka eliminuar kongolezen Bundmaa Munkhbaatar, derisa në çerekfinale ishte më e mirë se kubanezja, Yanet Bermoy Acosta. Kurse, në gjysmëfinale xhudistja nga Kosova Kelmendi kishte përballë rusen Natalia Kuziutina, të cilën e eliminoi me lehtësi.