Luis Felipe Scolari do të drejtojë Barcelonën në sezonin e ardhshëm
Barcelonë, 26 dhjetor - Luis Felipe Scolari, trajneri i tanishëm i kombëtares braziliane do të jetë njeriu që do të drejtojë Barcelonën në sezonin e ardhshëm, të paktën sipas televizionit brazilian O Globo.
Pas largimit të papritur të Vilanovës për arsye shëndetësore gjatë muajve të verës, Barça drejtohet nga Gerardo Martino, i cili pavarësisht ecurisë së mirë, nuk gëzon një emër si një trajner i madh.
Pikërisht, për të kompensuar këtë handikap, drejtuesit e katalanasve janë vendosur në bisedim me Scolarin, i cili nuk ka konfirmuar qëndrimin në krye të kombëtares braziliane pas Botërorit.
Ndërkohë, në një media spanjolle, ditën e mërkurë thuhej se Martino është duke menduar largimin, pasi nuk ndihet i lumtur në Barcelonë.