Luis Enrique është emëruar trajner i ri i Barcelonës
Barcelonë, 20 maj - Luis Enrique është emëruar trajner i ri i Barcelonës, duke zëvendësuar të larguarin, Gerardo Martino.
Epoka e ndryshimeve te skuadra e Barcelonës ka filluar qysh sot. Pas lajmit të mirë për vazhdimin e kontratës nga Lionel Messi, një tjetër lajm i mirë ka ardhur për tifozët e katalanëve.
Luis Enrique ka arritur marrëveshje me krerët e skuadrës, duke nënshkruar kontratë me ta.
Ish-trajneri i Romës dhe Celta Vigos është pajtuar me një marrëveshje 2-vjeҫare me Barcelonën, duke u rikthyer te kjo skuadër, vetëm tash si trajner.
E, detyra e parë e Enriques do të jetë rikthimi në formë i Messit, i cili këtë stinor nuk ishte në nivelin e tij.