12 Janar 2025

Low pret bisedime për kontratën e re me Gjermaninë

Berlin, 12 shtator - Joachim Low ka thënë se bisedimet për kontratën e re me Gjermaninë do të fillojnë pasi të përfundojnë kualifikimet për Kampionatin Botëror.

53 vjeçari është gati të siguroi biletën për në Brazil 2014 pasi fitoreve kundër Austrisë dhe Ishujve Faro ndërsa tani ekipit të tij i duhet vetëm edhe një fitore nga ndeshjet që “Pancerët” i zhvillojnë kundër Irlandës dhe Suedisë.

Low transformoi Gjermaninë në një ekip shumë të fortë por ka insistuar se bisedimet për vazhdimin e kontratës së tanishme- e cila skadon në korrik të vitit 2014- me Federatën e Futbollit të Gjermanisë nuk do të fillojnë derisa të konfirmohet kualifikimi i Gjermanisë.

“Nuk do të ketë bisedime(deri pas kualifikimeve)”, u ka thënë Low reporterëve.

Gjermania mposhti Ishujt Faroe me rezultat 3 me 1, pas golave të Per Mertesacker, Mesut Ozil dhe Tomas Muller por Low ka thënë se ekipi i tij duhet të jetë më i saktë para golit të kundërshtarëve.

“Ishte mirë që fituam tre pikë këtu”, ka shtuar ai. “Sidoqoftë, nëse ka ndonjë zonë për të cilën duhet të jap kritika, atëherë është faza e sulmit sepse këtu duhet më shumë punë”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)