Lojtarët e Realit qanë për shkarkimin e Ançelotit
Agjenti i trajnerit italian Ernesto Bronzetti, ka thënë në një prononcim për Rai Sport se disa prej lojtarëve të skuadrës kanë qarë ku mësuan shkarkimin e tij.
Ançeloti dëshiron të pushojë për një vit. Ekipi u brengos pas lajmit dhe disa prej futbollistëve kanë qarë në momentin që u konfirmua largimi i tij, tha Bronzetti, duke mos specifikuar emra.
Para se drejtuesit e klubit të vendosnin për largimin e tij, disa prej lojtarëve të Realit u shprehën se Ançeloti duhet të vazhdojë të drejtojë skuadrën.
Tekniku italian u shkarkua të hënën në mbrëmje pas sezonin e dështuar dhe pas asnjë titull.