Lojtarët e Realit mbështesin trajnerin e shkarkuar
Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka ofruar mbështetjen e tij për Ancelottin qysh të shtunën, kur kishte thënë se shpreson që italiani të jetë në krye edhe edicionin e ardhshëm, shkruan sot \"Koha Ditore\".
Mirëpo, presidenti i Realit, Florentino Perez, ka vlerësuar se është dashur një impuls i ri dhe ka shkarkuar Ancelottin pas vitit të dytë nga tri vite kontratë sa kishte.
Vendimi, që u mor vetëm një vit pasi që Ancelotti udhëhoqi Realin drejt titullit të dhjetë historik të Evropës, ka shtyrë disa nga figurat kyç të skuadrës madrilene të tregojnë vlerësimin për trajnerin në rrjetin social \"Twitter\".