Liverpooli ofertë Dani Alvesit
Liverpool, 12 mars - Liverpooli është duke monitoruar situatën e mbrojtësit të Barcelonës, Dani Alves.
Mbrojtësi brazilian, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit, nuk e ka ndërmend të mbetet në Barçë dhe spekulohet se do të vazhdojë karrierën në Premier Ligën angleze.
Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë të dy ekipet që ishin lidhur më shumë me lojtarin 31 vjeçar, por tani sipas disa raporteve në Spanjë thuhet se edhe Liverpooli është hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e tij.
Sipas gazetës katalunase Sport, Liverpooil ka filluar bisedimet me lojtarin dhe tani pritet edhe të bëjë një ofertë të mirë.
Trajneri i Liverpoolit, Brendan Rodgers është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë pasi Glen Johnson do të largohet në fund të sezonit dhe kështu Dani Alves mendohet si lojtari ideal.