Liverpooli kërkon Shaqirin
Liverpool, 28 nëntor - Yllit të Bayern Munichut, Xherdan Shaqirit, i është thënë se ai mund të largohet nga Allianz Arena në janar dhe kjo ka alarmuar Liverpoolin.
Anësori i Bayernit ka kohë që po kërkon të largohet nga Bayerni i Munichut.
23 vjeçari po kërkohet me ngulm nga Liverpooli që tashmë ka nisur kontaktet me gjigantin gjerman për firmën e lojtarit shqiptar.
Në janar pritet që gjithçka të konkretizohet nga të gjitha palët.